Kim Kardashian nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë fëmijë pas divorcit nga Kanye West.

Ylli televiziv, e cila ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me fituesin e “Grammy”-t, ka thënë në “Goop” të martën se ajo ‘kurrë nuk do të thotë kurrë’ - kur u pyet për një fëmijë të pestë.


"Padyshim që kam të drejtë në fund të asaj bisede”, vuri në dukje ylli i i "Keeping Up With the Kardashians", 42 vjeçe. “Do të më duhej të kisha dikë në jetën time për një kohë që të merrja atë vendim”.

Screenshot 27 9 Kim Kardashian me fëmijët

"Pra, çfarëdo që është menduar të bëhet do të bëhet”, vazhdoi ajo.

Kardashian i tha Paltrow të martën se dëshiron të kalojë “disa vite” beqare përpara se të kthehet në një romancë serioze.

Biznesmenja, e cila është martuar tre herë, ka vazhduar të reflektojë për marrëdhëniet e saj.

Screenshot 28 6 Kim Kardashian

“Ndjej, sinqerisht se martesa ime e fundit ishte e para e vërtetë”, tha Kardashian për West.

"E para, thjesht nuk e di se çfarë po ndodhte", shpjegoi krijuesja e “Skims”. “E dyta, u ndjeva sikur doja të martohesha, sepse të gjithë miqtë e mi ishin në pozitë të njëjtë”.

Screenshot 29 6 Kim Kardashian ndan katër fëmijë me Kanye Westin

Ajo në intervistën e fundit theksoi se është e shqetësuar pasi të dashurit e ardhshëm do të kenë frikë nga Kanye Westi.

Romanca e fundit e Kimit ka qenë me komedianin Pete Davidson. /Telegrafi/

Screenshot 30 6 Kim Kardashian dhe Kanye