LAJMI I FUNDIT:

Pas bastisjes së rezidencës së Trumpit në Florida, reagon Nancy Pelosi

Pas bastisjes së rezidencës së Trumpit në Florida, reagon Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ra dakord se kontrolli i FBI-së në shtëpinë e ish-presidentit, Donald Trump në Mar-a-Lago ishte një “hap mjaft serioz” dhe tha se edhe ish-presidenti nuk është “mbi ligjin”.

Në një intervistë me NBC-së, Pelosi kundërshtoi komentet e liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili tha se republikanët do të hetojnë Departamentin e Drejtësisë mbi kërkimin “kur ta marrin përsëri Dhomën” në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.

Çfarë po kërkonte saktësisht FBI-ja në shtëpinë e Trumpit? Fotografitë e letrave të grisura në guaskën e tualetit nxitin reagime
Lexo po ashtu Çfarë po kërkonte saktësisht FBI-ja në shtëpinë e Trumpit? Fotografitë e letrave të grisura në guaskën e tualetit nxitin reagime

“Çfarëdo që ai thotë është ndoshta e pakuptimtë”, tha ajo, duke shtuar se ajo beson se demokratët do të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.


“Por pavarësisht, ne besojmë në sundimin e ligjit, dhe kjo është ajo që ka të bëjë vendi ynë, dhe askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti i Shteteve të Bashkuara, madje as ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Kujtojmë se gjithçka filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur Trump mori disa dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë kur u largua nga ajo në janar të vitit të kaluar, dhe disa prej tyre i dorëzoi në arkivin kombëtar.

A mundet që hetimi i FBI-së ndaj Trump t’ia ndalojë kandidimin për president në vitin 2024?
Lexo po ashtu A mundet që hetimi i FBI-së ndaj Trump t’ia ndalojë kandidimin për president në vitin 2024?

Ndërsa, bastisjet e të hënës duke se kanë lidhur me dokumentet tjera që nuk ishin dorëzuar – pavarësisht se mbetet e paqartë se pse FBI vendosi ta kryej bastisjen në pronën e tij private. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori