Kim Jon-un është bërë lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut pas 65 viteve, me qëllim që të takohet me presidentit e atij vendi Moon Jae-in në samitin historik të paqes.

Dy armiqtë e përbetuar kanë shtrënguar duart dhe shkëmbyer përshëndetje në paralelen e 38-të në fshatin Panmunjom, ku më pas Moon e ftoi që të shkel në territorin e Koresë së Jugut për herë të parë, transmeton Telegrafi.


2 157

Takimi mes liderëve të dy vendeve vjen pas një viti mjaft të tensionuar mes Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe SHBA-ve ku kërcënonin njëra-tjetrën, pasi Kim testoi raketa ndërkontinentale.

3 116

Megjithatë, liderët e dy vendeve i lanë prapa shpinës inatet dhe kërcënimet, ku atmosfera në Shtëpinë e Paqes ishte e relaksuar, pasi që Kim kishte bërë shaka me homologun e tij Moon duke i thënë se nuk do t'ia prish "gjumin" me testimet e vazhdueshme të raketave.

4 105

Koreja e Veriut ka përshëndetur takimin, ku raportohet se dyshja do të diskutojnë për shkatërrimin armët bërthamore, të ardhmen dhe paqen në përgjithësi.

5 90

Pasi të përfundoi takimi i shkurtër mes dy liderëve, ata pritet që të nënshkruajnë një deklaratë që konfirmon pjesëmarrjen e tyre në samit, dhe më pas do të mbjellin një pemë dhe do të nisen drejt kryeqendrës së vendit për një drekë punë, me ç'rast do t'ju bashkohet gruaja e liderit të Koresë së Veriut, Ri Sol Ju.

6 78

Gjatë fjalimit të mbajtur, Kim ka pranuar se është "vërshuar nga emocionet" pasi kaloi zonën e demilitarizimit, duke shtuar se ka pyetur veten në ato momente se "pse i janë dashur 11 vite që ta bëjë këtë". Ai gjithashtu ka thënë para gazetarëve se është i gatshëm që ta takoj Moon në rezidencën e tij në Seul. /Telegrafi/

7 64

8 55

9 44

10 38

11 35

12 26

13 23

14 23

15 21

16 19

17 17

18 15

19 11

20 9

21 8

22 9

23 6

24 6

25 7

26 4

27 4

28 4

29 3

30 3

31 2

32 2

33 4

34 2

35 1

36 2