LAJMI I FUNDIT:

Partia Liberale e Maqedonisë mbështet vendimin për mbrojtjen policore të gjyqtares Kacarska

Partia Liberale e Maqedonisë mbështet vendimin për mbrojtjen policore të gjyqtares Kacarska

Partia Liberale sot, përmes një deklarate, tërheq vëmendjen për paraqitjen e rrezikshme të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe thekson se mbështet vendimin për të dhënë mbrojtje policore 24 orëshe gjyqtares Kacarska, duke inkurajuar autoritetet kompetente në të gjitha rastet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se të gjithë ato që mendojnë se me kërcënime do të detyrojnë gjyqtarët që të zhvillojnë procedura dhe t’i detyrojnë të gjykojnë kundër ndërgjegjes dhe ligjit, ata bëjnë përpjekje të vendosen jo vetëm mbi gjyqësorin por edhe mbi shtetin.


“Nëse nuk sigurohen aktivitete të pa penguar të organeve të gjyqësisë, në vend do të ketë kaos, çrregullim dhe dhunë. Nëntoka gjithmonë do të shqetësohet kur gjyqësori dënon kriminel, ndërsa përballja themelore me drejtësinë për ngjarjet e dhjetë viteve të fundit, por edhe në përgjithësi gjatë dy dekadave të fundit, po bëhet gjithnjë e më e qartë gjatë punës së Prokurorisë Special Publike” thuhet në komunikatë. /Telegrafi/