Parlamenti Studentor Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan përmes një komunikate të bërë për media ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Këshillit Drejtues lidhur me Bursat Studentore.
Në reagimin e bërë për media nga Parlamenti Studentor thuhet se vendimi i Këshillit Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë së studimeve, transmeton Telegrafi.
Parlamenti Studentor fton Këshillin Drejtues dhe Menaxhmetin e Universitetit ‘Kadri Zeka’ që të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin lidhur me bursat studentore përndryshe, siç kanë paralajmëruar ata studentët nuk do të aplikojnë për bursa derisa të mos ketë një reflektim pozitiv nga ana e KD dhe Menaxhmentit.
Reagimi i plotë:
“Ne si Parlament Studentor bashkarisht me studentët bursistë të Universitetit ‘Kadri Zeka’ (nota mesatare 9 dhe 8.5) sipas kritereve të vitit të kaluar, sot kemi mbajtur një takim në të cilin është diskutuar vendimi i fundit i Këshillit Drejtues lidhur me kriteret e vendosura si kusht për të qenë studentë bursistë në UKZ.
Ne konsiderojmë se vendimi i fundit i dalë nga Këshilli Drejtues për studentët që kanë notën mesatare mbi tetë (8) në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK dhe 8.5 në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të jenë përfitues të bursës universitare është i papranueshëm dhe nuk i ndihmon ngritjes së cilësisë së studimeve për disa arsye:
• Është vendim i pa analizuar për efektet që shkakton në të ardhmen për studentët.
• Bursa nuk është kategori që synon të përfshijë kuantitet por kualitet, gjë që kërkon trajtim më serioz dhe afatgjatë.
• I humbet vlera titullit ‘bursist’.
• Ndryshimi i notës mesatare pothuajse për çdo vit tregon jo-seriozitet dhe mos përfillje për elitën e universitetit.
• Sot mund të jetë 8.0 ndërsa vitin tjetër 9.5 dhe nuk mund të lejojmë që të bëhet lojë me dinjitetin e bursistave.
Vendimet e tilla të cilat nuk diskutohen me Parlamentin Studentor e as në Senatin e Universitetin (duke u nisur nga fakti qe vitet e kaluara kriteret për të qenë bursist janë diskutuar në Senat) por merren direkt nga Këshilli Drejtues, tregojnë që vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk është marr në konsideratë mendimi i akterëve tjerë me rëndësi në Universitet andaj NE së bashku si studentë nuk do të lejojmë degradim të tillë për KRENARINË e Universitetit!
Duke e parë interesimin e Këshillit Drejtues që të përfshihen sa më shumë studentë në listën e bursistëve, propozimi i ynë si Parlament Studentor është që studentët të cilët kanë notën mesatare sipas kritereve të vitit të kaluar të përfitojnë një bursë dinjitoze me shumë prej 1000€ (nuk jemi Universiteti i parë publik që ndan bursa në vlerë të tillë) ndërsa pjesa tjetër e fondeve të shpërndahet proporcionalisht mes studentëve që kanë mesataren sipas kritereve të reja dhe për projekte të ndryshme të realizuara nga studentët.
Ftojmë Këshillin Drejtues dhe Menaxhmetin e UKZ-së të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin lidhur me bursat studentore përndryshe studentët nuk do të aplikojnë për Bursa derisa të mos ketë një reflektim pozitiv nga ana e KD dhe Menaxhmentit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga biseda

Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE

Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren