LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti skocez këshillon deputetët që të heqin aplikacionin e TikTok nga telefonat e tyre për arsye sigurie

Parlamenti skocez këshillon deputetët që të heqin aplikacionin e TikTok nga telefonat e tyre për arsye sigurie

Deputetët skocezë janë këshilluar nga autoritetet parlamentare që të heqin aplikacionin e diskutueshëm të rrjeteve sociale TikTok nga çdo pajisje. Masa vjen pas një vendimi për të ndaluar aplikacionin nga pajisjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Një email i dërguar të premten, deputetët dhe stafi në “Holyrod” janë këshilluar që ta largojnë aplikacionin TikTok edhe nga pajisjet e tyre personale të cilat i përdorin për t’u qasur në sistemit e IT-së të parlamentit skocez.

Alan Balharrie, shef pergjegjes i informacionit dhe kreu i shërbimeve digjitale, shkroi: “Pas disa diskutimeve me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ne i këshillojmë të gjithë deputetët, stafin e tyre, stafin e parlamentit dhe stafin e kontraktorëve që të largojnë aplikacionin e TikTok nga çdo pajisje të cilën ata e momentalisht e përdorin për t’u qasur në sistemet e IT-së të parlamentit skocez”, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.


Mbretëria e Bashkuar vendi i fundit që ndalon TikTok-un në pajisje qeveritare
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar vendi i fundit që ndalon TikTok-un në pajisje qeveritare

“Kjo përfshinë gjithashtu edhe pajisjet personale dhe ato të dhëna nga Organi Korporativ Parlamentar Skocez”, vazhdon shkrimi i Alan.

Tutje ai shtoi: “Ne po e japim këtë këshillë bazuar në një qasje paraprake dhe informacionin më të mirë në dispozicion për ne në këtë moment duke pasur parasysh shqetësimet rreth informacionit që aplikacioni TikTok mund të mbledhë nga pajisjet tuaja”.

“Ne e konsiderojmë këtë këshillë si proporcionale dhe të nevojshme duke pasur parasysh situatën siç ne e kuptojmë aktualisht”, përfundoi shkrimin e tij Balharrie. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Grafikët në Google

Grafikët në Google

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Kalo në kategori