Hilton dhe motra e saj Nicky ndoqën një ndejë në Hollywood gjatë të mërkurës, pasi bukuroshja konfirmoi se i kishte dhënë fund romancës së saj me Reinhardt.

Dhe fotografitë e marra nga klubi dhe të publikuara nga TMZ, tregojnë se Hilton tashmë ia ka vënë syrin një njeriu tjetër, Cristiano Ronaldos.

Kamerat e kanë kapur bukuroshen duke pëshpëritur, puthur dhe përqafuar yllin e qeshur, i cili është në rrugë për t’u transferuar nga Anglia në Spanjë, te Real Madrid. Hilton është larguar nga klubi me motrën e saj, por raportohet se asaj më vonë sërish i është bashkuar ylli i futbollit.

“Ai nuk mund t’ia hiqte duart asaj”, kanë thënë personat e pranishëm në klub.

Pamje nga klubi. Foto: TMZ