LAJMI I FUNDIT:

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Milani do të takohet me kandidatët potencialë për postin e tyre të lirë të drejtorit sportiv në ditët në vijim, duke ish drejtuesin e Juventusit dhe Tottenham, Fabio Paratici, i cili mund të ndihmojë kuqezinjtë që ta bindin Massimiliano Allegrin që të marrë drejtimin. 

Kuqezinjtë po kërkojnë në mënyrë aktive një drejtor të ri sportiv dhe gjithashtu kuptohet se po kërkojnë zëvendësues të mundshëm për Conceicao, i cili ka gjithnjë e më shumë gjasa të lërë punën e tij në fund të sezonit 2024-2025.  

Janë dy favoritë të fortë për rolin e drejtorit sportiv të Milanit, pikërisht Paratici dhe ish-drejtori i Lazios, Igli Tare.  


La Gazzetta dello Sport sugjeron, megjithatë, se Milani po anon drejt një revolucioni italian, i cili i vë shanset në favor të Paraticit. Mungesa e përfaqësuesve italianë te Milani në stafin e tyre të lojës dhe stërvitjes është bërë një arsye për tallje në Itali gjatë sezoneve të fundit.  

Nëse Paratici bëhet drejtori i ri sportiv, atëherë është e arsyeshme të pritet që lidhjet me Allegrin të intensifikohen gjithashtu, duke pasur parasysh lidhjen e tyre të gjatë me Juventusin.  

Kuqezinjtë po kërkojnë gjithashtu trajnerë me synimin për t’u rikthyer në luftën për titull në Serie A sezonin e ardhshëm.  

Sigurisht, do të ishte një rikthim në Milano për Allegrin, i cili ishte në krye midis viteve 2010 dhe 2014, gjë që shihet gjithashtu si një përfitim pasi kuqezinjtë thuhet se po kërkojnë trajnerë që janë tashmë të njohur me Serinë A./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori