Klubit të madh anglez, Liverpoolit iu dha një makth për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi parashikohet të ndeshet kundër Bayern Munchen në shortin e simuluar nga faqja e njohur sportive SportBible.

Shortet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të bëhen të premten në mesditë në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.


Dhe përpara ceremonisë zyrtare, faqja e njohur SPORTbible mori tetë ekipet e mbetura dhe përmes një kompjuteri simuloi çiftet çerekfinale.

Shorti i simuluar pa që ekipi i Jurgen Klopp të çiftëzohej me kampionët në fuqi të Evropës, Bayernin.

Reds luajtën me gjigantët gjermanë edhe në sezonin 2018/19 dhe i mundën ata 3-1 në total për të fituar garën në atë sezon.

liverpool bayern

13 herë fituesit e garës, Real Madridi gjithashtu u simulua në një short ferri nga Paris Saint-Germain të Kylian Mbappe.

Faqja e njohur gjithashtu shortoi çiftet midis Chelsea dhe Borussia Dortmund si dhe Manchester City kundër Portos.

Shorti i simuluar i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve:Manchester City – Porto Real Madrid – Paris Saint-Germain Liverpool – Bayern Munich Chelsea – Borussia Dortmund

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në 6/7 prill dhe 13/14 prill, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar për 27/28 prill dhe 4/5 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app