Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën, për të cilin po angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paraqet një ridefinim të kufijve.
Siç raportojnë mediat serbe, Jeremiq ka thënë se “kjo parqet një tjetërsim të përhershëm dhe me paramendim të një pjese të territorit të Serbisë”.
“Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërisë së Madhe’”, tha Jeremiq në Kragujevc, ku mori pjesë në vazhdimin e fushatës së Partisë Popullore “Një nënshkrim ndryshon gjithçka”, e cila synon mbledhjen e nënshkrimeve kundër marrëveshjes me të cilën Serbia do të lejonte ulësen në OKB për Kosovën dhe në këtë mënyrë do të njihte pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq, se angazhohet për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Jeremiq u tha gazetarëve se “demarkacioni është jo kushtetues dhe thellësisht i dëmshëm dhe përbën një diktaturë të përshpejtuar, e cila vjen nga fashizmi në Serbi”, përcjell Telegrafi.
Ish-ministri i Jashtëm Serb, Jeremiq, tha se “në qoftë se shteti [Serbia], i cili ka shumë pakica etnike, vendos të bëjë demarkacionin me njërën, kjo nuk do të jetë pakica e fundit me të cilën do të bëjë demarkacionin”.
“Ky është një proces jashtëzakonisht i rrezikshëm, që do të thotë se ju filloni t’i quani kundërshtarët politikë agjentë, priftin e Manastirit të Deçanit spiun dhe tradhtar. Kjo nuk përfundon me kaq”, tha Jeremiq.
Ai tha se Partia Popullore po mbledh nënshkrime kundër tërë këtyre zhvillimeve në mënyrë që atij që është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës “t’i dridhet dora”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos