LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Inter – Roma

Parashikim: Inter – Roma
ROME, ITALY - OCTOBER 02: Kostas Manolas (R) of AS Roma competes with Mauro Icardi of FC Internazionale during the Serie A match between AS Roma and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 2, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images )

Interi do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në pesë vitet e fundit ndaj rivales direkte për Ligën e Kampionëve, Romës.

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 26 shkurt (e dielë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Inter
Stefano Pioli do të ketë të kthyer Kondogbian dhe Icardin nga suspendimet, por për të njëjtën arsye mungon lideri i mbrojtjes, Miranda.
Menaxheri pritet që të preferojë mbrojtjen me tri lojtarë, së paku për fillimin e ndeshjes.

Roma
Antonio Rudiger është favorit para Juan Jesus që të luaj në mbrojtje, por të dy mund të luajnë bashkë nëse Kostas Manolas dështon të rikuperohet nga lëndimi i lehtë i tij.

Top lojtarët

A e dini se?

Interi ka fituar tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Interi ka shënuar së paku dy gola në 8 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Roma ka fituar shtatë nga 8 ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi s’ka pranuar gol në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Roma ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Romës në të gjitha garat.

Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Romës në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Romës në udhëtim në Serie A.

Roma ka shënuar së paku 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar më pak se tri gola në 3 ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.

Formacionet e mundshme: Inter - Roma
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Inter - Roma

Analiza

Interi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit kështu duke mbajtur ecurinë e mirë në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Roma humbi ndeshjen e dytë ndaj Villarrealit në Ligën e Evropës dhe përkundër kualifikimit të siguruar në ndeshjen e parë, ajo humbje mund të ndikojë në vetëbesimin e romakëve.

Interi e filloi keq sezonin, por në muajt e fundit nën drejtimin e Piolit është kthyer në garë për synimin kryesor – Ligën e Kampionëve. Nerazzurët mund të sfidojnë fuqishëm Romën dhe Napolin për Ligën e Kampionëve nëse zikaltrit arrijnë të triumfojnë në atë që është një prej ndeshjeve kyçe për të ardhmen e klubit nga Meazza në pesë vitet e fundit.

Pritet një duel shumë i luftuar, i bazuar kryesisht në lojën me krah, i baraspeshuar në mesfushë, ku pritet të vendosë ndoshta edhe një gol i vetëm. Nerazzurët kanë përparësinë për shkak të formës në shtëpi dhe faktit se sa i vlefshëm është ky duel për ta dhe nuk duhet të befasohemi me një fitore të Interit.

Parashikim: Inter 1-0 Roma

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori