LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq – konfiskohen birra e raki në vlerë rreth 7 mijë euro

Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq – konfiskohen birra e raki në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, policia bënë të ditur se të dielën rreth orës 19:00 gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, Komuna e  Leposaviqit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara.

“Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro.
Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shton se pasi që vozitësit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, i njëjti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Kalo në kategori