LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron OBSH: COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Paralajmëron OBSH: COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga coronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, tha OBSH-ja.


“Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evoluon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan, transmeton REL.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se “deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar- dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet”.

Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

“Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë do ta ndalin virusin”, distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë.

“Këto po e ndalin variantin Delta, sidomos kur ia shton vaksinën. Por, kemi nevojë të punojmë më shumë”, tha ai.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë.

Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori