LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj të dyshuarit për lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Paraburgim ndaj të dyshuarit për lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit K.E. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim t paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri dyshohet se më 3 qershor 2019, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshje paraprake dhe konflikti verbal lidhur me disa para që i kërkonte të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, i pandehuri e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me grushte në fytyrë nga të cilat goditje e dëmtuara pëson lëndime trupore. Me këtë rast i pandehuri ka kanosur të dëmtuarën edhe me përdorimin e sëpatës, me çka ka shkaktuar frik tek e dëmtuara.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori