Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që të caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin B.Z dhe të pandehurit M.S. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si lëndim i rëndë trupor, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim i lehtë trupor.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, ku po ashtu thuhet se “mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.Z. më 06.03.2021 fshatin Doganaj – Komuna Kaçanik, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor të pandehurit S.S., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
“Fillimisht përleshet me te pandehurit S; M; dhe R.S. më pas nxjerr revolen dhe në përleshje e sipër shtie me armë në drejtim të tokës, me ç’rast e godet të dëmtuarin nën gjurin e këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa i pandehuri M.S. dyshohet se në kohë dhe vend të njëjtë me dashje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, e sulmon fizikisht të pandehuri B.Z., në atë mënyrë që si pasojë e një mosmarrëveshje të përshkruar si më larte, me shufër metalike përderisa i njëjti ishte i rrëzuar për tokë, i pandehuri e godet të njëjtin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve, i njëjti pëson lëndime trupore.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndryshe, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke marr parasysh rrethanat e rastit, ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi po të gjenden në liri të njëjtit mund të ndikojnë tek bashkëpjesëmarrësit si dhe tek dëshmitarët, të cilët nuk janë dëgjuar nga ana e prokurorisë, po ashtu duke marr parasysh peshën e veprave penale, dhe rrethana në të cilat është kryer vepra penale, për faktin se vepra penale është kryer me përdorimin e armës dhe përdorimin e shufrës metalike, se të pandehurit janë në marrëdhënie familjare në mes vete, nip e dajë dhe se e tërë ngjarja e ditës kritike ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një borxhi të mëparshëm, andaj ekziston rreziku serioz se po që se të njëjtit do të lihen në liri mund të përsërisin vepra penale me pasoja edhe më të rënda.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri