Në një fotografi të përbashkët të 2 shkurtit, Jackson Martinez u pa teksa buzëqeshte.
Kolumbiani që u largua në drejtim të skuadrës kineze, tashmë ka mbetur pa ekip.
Në fakt, një vit pas transferimit te Guangzhou Evergrande, futbollisti është në kërkim të një ekipi të ri pasi që nuk ka përmbush pritshmëritë e skuadrës.
Klubi që e drejton trajneri Fabio Cannavaro, ka bërë të ditur se prishur kontratën me sulmuesin pas një performance të dobët të lojtarit, i cili për një vit kishte shënuar vetëm tre gola.
Por, 31-vjeçari nuk do të mund të filloj bisedimet me ndonjë klub para afatit kalimtar të verës, ashtu siç parasheh edhe marrëveshja e shkëputjes së kontratës.
E ardhmja e lojtarit mund të jetë edhe rikthimi në shtëpi, në Kolumbi, ku ka shprehur interesim ish-skuadra, Medellín Independent.
Ndryshe, Martinez bëri bujë të madhe gjatë kohës sa ishte lojtar i Portos, ku shënoi 67 gola në 90 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/