Në bazën ushtarake që ruhet në masa të rrepta sigurie, e cila ndodhet njëzet milje nga Uashingtoni, gjendet selia e agjencisë së zbulimit GKA, për ekzistencën e të cilës dinë një numër i vogël i amerikanëve, shkruan Foreing Policy.
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama, pesë muaj pasi kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, nuk kishte reaguar fare kur i është përmendur emri i kësaj baze. Kjo ka ndodhur në vitin 2009, derisa po vizitonte një restorant të ushqimit të shpejtë (fast foood). Për këtë agjenci nuk është në dijeni as presidenti aktual amerikan Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Obama derisa po shtrëngonte duart me një burrë e kishte pyetur se ku punon. Ai iu përgjigj se punon në Agjencinë Kombëtare Gjeohapësinore të Inteligjencës, ndryshe e njohur si GKA. Por, Presidenti mbeti mjaft i hutuar me përgjigjen e tij.
“Ju lutem ma shpjegoni çfarë do të thotë kjo Agjencia Gjeohapësinore…”, duke mos mundur t’ia përsëris emrin agjencisë.
Prej asaj kohe kanë kaluar tetë vite, kurse NGA vazhdon të mbetet agjencia më misterioze e inteligjencës amerikane nga pesë sa janë në total, përfshirë CIA-në dhe NSA-në.
Në NGA janë të punësuar afro tre mijë persona
Selia e agjencisë gjendet në ndërtesën e tretë më të madhe në Uashington. Në këtë agjenci janë të punësuar rreth tre mijë persona. Ndërtesa qendrore e agjencisë, ndërtimi i të cilës kishte përfunduar në vitin 2011, ka kushtuar hiq më pak se 1.3 miliard euro.
Detyra kryesore e kësaj agjencie është analizimi i imazheve të marra nga dronët, satelitët spiun dhe kamerat amatore të instaluara anembanë botës, e sidomos në Lindjen e Mesme.
Kjo agjenci vepron kryesisht jashtë Shteteve të Bashkuara. Pikërisht për shkak të këtij fakti, NGA kurrë nuk është përfshirë në skandalet e spiunimit të brendshëm, dhe kështu kurrë nuk është paraqitur në publik.
Megjithatë, ekspertët besojnë se ardhja e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë mund ta ndryshoi këtë. Presidenti amerikan është i fiksuar pas sigurisë kombëtare, dhe ka investuar përpjekje të konsiderueshme në zgjerimin e juridiksionit të komunitetit të inteligjencës.
Kamerat prej 1.8 miliardë pikselëve
Prandaj, mund të pritet që në të ardhmen të fillojë të shfrytëzojë shërbimet e kësaj agjencie. Një vit më parë, Pentagoni ka publikuar rezultatet e një hetimi që tregoi se që nga viti 2006 deri në vitin 2015, në 20 situata të ndryshme kanë përdorur dronët në tokën amerikane.
Asokohe ishte shfaqur haptazi frika, se teknologjia që fillimisht është projektuar për spiunimin e armiqve të huaj, në të ardhmen do të përdoret për mbikëqyrjen e popullit amerikan, transmeton Telegrafi.
Përndryshe, përdorimi i dronëve spiun në hapësirën ajrore të SHBA-ve, është i miratuar nga Ministri i Mbrojtjes. Një vit më parë, amerikanët zyrtarisht kishin përdorur për herë të parë një sistem të veçantë të dronëve spiun në Baltimore, që janë zhvilluar për operacionet ushtarake në Irak.
Vetëm një numër i vogël i njerëzve e dinin se ata dronë kontrolloheshin në qiell nga një teknologji shumë e avancuar, që posedojnë kamera me rezolucion prej 1.8 pikselë.
Çfarë do të ndodh kur Trump të informohet për NGA-në?
Ndryshe nga spiunimi elektronik i NSA-së, i cili për të mbrojtur liritë civile kryen mbikëqyrje të rrepta, mbikëqyrja e NGA-së deri më tani nuk ka qenë nën kontrollin e Kongresit amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova