LAJMI I FUNDIT:

PARA ELEGJISË

PARA ELEGJISË

Poezi nga: Azem Shkreli

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s’do të kesh me as sy deti,
as hap t[ hedhur sorkadheje
te shoh[sh si t’përqeshin gonxhet
dhe te ikësh prej hijes sate.


Ruaju, moj se vashat me të bukura
i vret bukuria e vet.