Para 41 ditëve u diagnoztifikua me kacer në testikuj, u operua me sukses dhe sot luajti për 90 minuta në Camp Nou (Foto)
Futbollisti i Atheltic Bilbaos, Yeray Alvarez është një storie suksesi më vete.
Mbrojtësi spanjoll mori një lajm të hidhur me 23 dhjetor të vitit 2016, pasi u diagnoztifikua me kancer në testikuj.
Ndërsa, vetëm katër ditë më pas, Alvarez, u operua me sukses duke larguar kancerin nga pjesët e ndjeshme të trupit, transmeton Telegrafi.
Alvarez nuk u dorëzua dhe punoi fortë duke arritur të kthehet në fushë në kohë rekord pas vetëm 39 ditësh të operimit.

Qendërmbrojtësi u rikthye në humbjen 3-0 të Bilboas ndaj Barcelonës, ku luajti me sukses të gjithë ndeshjen.
“Jam i lumtur që u ktheva të luaj prapë. Unë jam një person që asnjëherë nuk dorëzohet dhe lufton deri në fund”, ka thënë Alvarez pas ndeshjes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























