Sot, shkaku zyrtar i vdekjes mbetet një atak në zemër, edhe pse thashethemet vazhdojnë të vërtiten rreth ‘Papës së Qeshur’, papatit të tij jashtëzakonisht të shkurtër dhe vdekjes së tij misterioze dhe të pazgjidhur
Në 1978, Papa Pali I vdiq. Siç është zakon në Vatikan, Kolegji i Kardinalëve shkoi në konklavë dhe filloi të vendoste se kush do të ishte Papa i ardhshëm. Ishte konklava më e madhe papnore në histori dhe e para që nga viti 1721, në të cilën morën pjesë tre papë të ardhshëm. Pas dorëzimit të fletëvotimit të katërt, Kardinali Albino Luciani u zgjodh si Peshkopi i ardhshëm i Romës.
Pavarësisht nga fakti se ai kishte pretenduar në mënyrë të përsëritur se do ta refuzonte papatin, nëse do t’i ofrohej, Luciani pranoi pozicionin dhe mori emrin Papa Gjon Pali I. “Zoti të faltë për atë që ke bërë”, tha ai gjatë pranimit. Fjalët e tij do të qëndronin varur turpshëm mbi papatin e tij, pasi vetëm 33 ditë më vonë, Kolegji do të mbante konklavën e dytë të vitit, sepse Papa Gjon Pali I vdiq papritur dhe në rrethana gjithnjë e më misterioze.
Papa i buzëqeshur
Kur Papa Pali VI vdiq, Kolegji i Kardinalëve shpresonte që ata do të gjenin një papë më miqësor se ai. Ata shpresonin se Papa i ri do të ishte më i arritshëm dhe do t’i jepte papatit një atmosferë më të ngrohtë, sesa ajo që i ishte dhënë në të kaluarën.
Ata e arritën plotësimin e dëshirës së tyre, me Papa Gjon Palin I. I quajtur “Papa i Qeshur” nga populli dhe i njohur për humorin dhe mirësinë, Gjon Pali I (gjithashtu i pari që i referohej vetes si “i pari”) u bë menjëherë shumë i pëlqyer, sidomos në mesin e anëtarëve të rinj të kishës katolike.
Megjithatë, shpejt u shfaqën zërat se kishte pakënaqësi për zgjedhjen brenda Kolegjit të Kardinalëve. Disa thashetheme sugjeruan se disa anëtarë të kolegjit kishin shtyrë për një zë më konservator dhe ishin të pakënaqur me një kandidat të tillë modern dhe të hapur. Të tjerë sugjeruan që Papa Gjon Pali I nuk ishte “papnor”, ose nuk kishte kualifikime personale për këtë punë.
Sidoqoftë, javët e para të papatit të Gjon Palit I shkuan pa probleme dhe pa incidente.
Vdekja e Gjon Palit I
Në mëngjesin e 29 shtatorit 1978, motër Vicenza hyri në dhomën e Papës për të kontrolluar, pasi kishte vërejtur se ai ende nuk kishte ardhur për kafenë mëngjesit. Për tmerrin e saj, ajo e gjeti të vdekur në shtratin e tij. Thirri shpejt një motër tjetër për të konfirmuar atë që kishte gjetur, një murgeshë e vogël me emrin motër Margherita. Të dy murgeshat raportuan se lëkura e Papës ishte e ftohtë dhe se thonjtë e tij ishin çuditërisht të errët.
Raporti zyrtar pohoi se Papa Gjon Pali I u gjet “i shtrirë në shtratin e tij, me një libër të hapur pranë dhe dritën e leximit ndezur”. Shkaku zyrtar i vdekjes, sipas një doktori të Vatikanit, ishte një atak në zemër, që ndodhi rreth orës 11:00 të natës.
Teoritë konspirative
Megjithatë, përpara se të dilte raporti, teoritë e konspiracionit filluan të viheshin në lëvizje. Brenda disa orësh, në bazë të mospërputhjeve në raporte, filluan të dilnin në shesh thashethemet se ai kishte qenë i sëmurë, së bashku me zërat se ai kish qenë në mes të një revolucioni. Kishte nga ata që thoshin, se ai ishte vrarë.
Pothuajse menjëherë pas njoftimit se Papa kishte vdekur nga një atak në zemër, njerëzit filluan të dyshonin. Ai kurrë nuk kishte dhënë ndonjë shenjë se kishte qenë i sëmurë, madje edhe infermierët që e zbuluan atë ishin të tronditur kur mësuan se kishte një problem të zemrës. Ai thuhej se merrte antikoagulantë, megjithëse ato i merrte për një sëmundje jo-kërcënuese për jetën. Sa më shumë që flitej për atak në zemër, aq më pak publiku e besonte atë.
Natyrisht, në përputhje me ligjin e Vatikanit, asnjë autopsi nuk u krye. Pas vdekjes, trupat e Papëve lejohen të balsamosen, megjithëse autopsitë konsiderohen si një përdhosje e trupit dhe si pasojë, të paligjshme.
Fakti që trupit nuk iu bë kurrë autopsi bëri që të lulëzojnë dhjetëra teori konspirative rreth legjitimitetit të gjendjes së tij të zemrës.
Për shkak të thashethemeve të mëparshme se ai kishte qenë i papëlqyer nga kardinalët më konservatorë, pëshpëritjet se papa ishte vrarë filluan të shfaqen shumë shpejt. Megjithatë, një nga pretendimet më bindëse erdhi disa vjet më pas dhe shkoi edhe më thellë.
Disa vjet pas vdekjes së tij, shkrimtari britanik i krimit David Yallop botoi një libër me titull “Në emrin e Perëndisë”, i cili sugjeroi që Papa Gjon Pali I ishte vrarë dhe ai kishte qenë në rrezik që kur u zgjodh.
Yallop pohon se Papa ishte i vetëdijshëm për korrupsionin brenda Bankës së Vatikanit dhe se për këtë arsye ai ishte vrarë. Ai thotë se kur u gjet trupi i Papës, ai kishte një shënim të copëtuar në dorë me emrat e anëtarëve të bankës që ishin të përfshirë në Frimasoneri, e cila është rreptësisht e ndaluar brenda Kishës Katolike.
Ndërsa Banka e Vatikanit ishte, pa dyshim, e korruptuar, nuk kishte dëshmi se stafi i bankës ishte i përfshirë në Masoneri. Megjithatë, Yallop vazhdon të theksojë se Vatikani kurrë nuk ka konfirmuar ose mohuar ekzistencën e shënimit.
Sot, shkaku zyrtar i vdekjes mbetet një atak në zemër, edhe pse thashethemet vazhdojnë të vërtiten rreth Papës së Qeshur, papatit të tij jashtëzakonisht të shkurtër dhe vdekjes së tij misterioze dhe të pazgjidhur. /Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!