Panxha: Tarifa nuk e ka arritur efektin, pas heqjes së saj të rregullohet tregu i brendshëm
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka kërkuar që të rregullohet tregu i brendshëm, pas vendosjes së taksës për mallrat serbe dhe boshnjake.
Panxha ka thënë se duhet të miratohen edhe një sërë ligjesh të cilat e mbështesin tregun kosovar ashtu që të mos ketë nevojë më për asnjë taksë ndaj asnjë shteti.
“Pasi të hiqet taksa, ne duhet të punojmë më shumë me rregullimin e tregut të brendshëm, që supermarketet dhe tregtarët me shumicë duhet të fillojnë të japin përparësi prodhimeve vendore sepse deri më tash kushtet që i kanë vendosë ndaj prodhuesve kanë qenë kushte tejet të vështira dhe i kanë qitë në pozitë të vështirë produktet e Kosovës të jenë konkurruese me produktet e rajonit”, ka thënë Panxha për EO.
Ai tha ndër ligjet të cilat kërkohen janë ai për Tregti të Brendshme, Ligji për Konkurrencën, Ligji për Praktikat jo të Drejta Tregtare, etj. Sipas tij, nëse nuk ndryshohet një qasje e tillë, do të kenë probleme të njëjta si para vendosjes së taksës.
“Ne duhet të miratojmë Ligjin për Tregti të Brendshme, duhet të amandamentojmë Ligjin për Konkurrencën, duhet të miratohet Ligji për Praktikat jo të Drejta Tregtare, një seri ligjesh të tjera të cilat duhet ta rregullojnë funksionimin e tregut të brendshëm të Kosovës. Pastaj, kur funksionon tregu i brendshëm si duhet dhe prodhimet vendore trajtohen barabartë me produktet e importit, atëherë nuk shohim që do të ketë nevojë të vendosen taksa ndaj produkteve të asnjë vendi sepse në fund konsumatorët do të kenë mundësinë me zgjedhë”, pohoi ai.
Sipas tij, taksa ende nuk e ka arritur efektin ekonomik aq sa është e nevojshme, ndërsa shprehet se qasja e Serbisë ndaj tregut kosovar duhet të ndryshojë.
“Efektin ekonomik ende nuk e ka arrit sa duhet sepse ne po shpresojmë që edhe pasi të hiqet taksa kurdoherë që ndodhë kjo, qasja e kompanive serbe në tregun e Kosovës do të ndryshojë. Në të njëjtën kohë ne kërkojmë edhe nga institucionet tona që t’i shfrytëzojnë mekanizmat tjerë përveç taksës për rregullimin e tregut të brendshëm të Kosovës, sepse në qoftë se nuk ndryshon qasja e tregtarëve ndaj prodhimeve të Kosovës, atëherë ne mund t’i qesim edhe 100 taksa të tjera, prapë se prapë rezultatet do të jenë negative”, tha ai.
Sa i përket eksportit në vendet evropiane, Panxha nuk e vlerëson rritje të kënaqshme për Kosovën. Ai përmend problemet me të cilat përballen prodhuesit, të cilëve u vështirësohet puna
“Eksporti në vendet e BE-së është duke shënuar rritje të vazhdueshme për shkak se produktet e Kosovës e kanë kualitetin e duhur për të deportu në këto tregje. A është rritja e kënaqshme, nuk është sepse duhet të përcjellën edhe masat e tjera përkrahëse për rritje të eksportit. Ne ende edhe sot kemi probleme me energji elektrike, kemi problem me infrastrukturën ligjore që nuk është sa duhet përkrahëse ndaj prodhimit vendor”, tha Panxha.
Ndër të tjera, Panxha ka thënë se Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, u ka ofruar qasje gjithmonë institucioneve vendore. Këta të fundit, janë munduar që t’i rregullojnë problemet me qasje ad-hoc, por jo afatgjate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze