LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Më vjen keq që nuk fituam ndaj Jordanisë

Panucci: Më vjen keq që nuk fituam ndaj Jordanisë
Christian Panucci në ndeshjen ndaj Skocisë (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Pas barazimit pa gola me Jordaninë në Elbasan Arena, trajneri u shpreh se nuk ka asnjë fjalë për lojtarët që zbritën në fushën e lojës, duke u shprehur se lojtarët dhanë maksimumin dhe zbatuan urdhrat.

“Më vjen keq që nuk fituam. Lojtarët kanë qenë shumë serioz dhe kanë dhënë gjithçka. Ne patëm mundësitë tonë, por në fund nuk arritëm të fitojmë”, u shpreh Christian Panucci.

Sa i përket lënies në stol të Hysajt, ai u shpreh se e bëri këtë zgjedhje pasi futbollisti ka zhvilluar shumë ndeshje me Napolin dhe është i lodhur.


“Hysaj vinte me shumë minuta në këmbë me skuadrën e Napolit dhe e lash pushim”, tha Panucci.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime me Izraelin, trajneri u shpreh se ka edhe katër ditë kohë për ta përgatitur, duke mos thënë asgjë për futbollistët me të cilët do të zbresë në fushën e lojës.

Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në Grupin 1 të Ligës së Kombeve.

E para është Skocia me tre pikë, aq sa Shqipëria, ndërsa i fundit në grup Izraeli pa pikë. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori