Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka treguar përse nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Vetëvendosjes.
“Unë nuk kam qenë në Prishtinë dhe e kam pasur të pamundur të marrë pjesë”, ka pohuar ajo, duke shtuar se nuk ka qenë dakord as me mënyrën “se si u thirr dhe si u mbajt mbledhja”.
“Ne jemi dakorduar më parë që për këtë çështje të mos diskutojmë më para se të lirohet Albin Kurti, pasi ai është një nga njerëzit kyç dhe pa praninë e tij nuk do t’i kontribuonte zgjidhjes së situatës asnjë diskutim”.
Ajo ka komentuar edhe letrën e Albin Kurtit e shkruar nga burgu.
“Albini nuk i ka të gjitha informatat. Letra e tij nuk prodhoi ndonjë zgjidhje të problemit, ne kemi pasur diskutime të gjata me Albinin dhe ai gjithmonë ka thënë se ai parapëlqen që diskutimet të bëhen fytyrë me fytyrë”.
“Por, kishte njerëz që insistonin që kjo mbledhje të mbahej para lirimit të tij”.
Pantina në InfoMagazinë të Klan Kosovës, ka folur edhe për atë se a ekzistojnë grupe brenda VV-së dhe cilit grup i takon ajo.
“Unë nuk besoj se në Vetëvendosje ka krahë. Ka njerëz që kanë shqetësimet e tyre në lidhje me atë si funksionin Vetëvendosje dhe insistojnë për një demokraci të hapur dhe një nga këtë njerëz jam edhe unë”.
“Dua që në VV të ketë demokraci të mirëfilltë, ku ideja e secilit vlerësohet dhe merren vendime të përbashkëta”.
“Ka edhe një grup tjetër që mendon se figura e Albinit e përfaqëson Vetëvendosjen dhe ne të tjerët vetëm duhet ta ndjekim prapa”.
Ndërkaq, siç shkruan Metro, derisa gazetari ia bëri me dije se Albin Kurti ishte në një formë në atë Këshill, duke ia përmendur letrën e Kurtit, ajo tha se Albini po e bën të kundërtën e asaj që thoshte se pëlqen.
“Ajo letër nuk do ta zgjidh ndonjë problem. Pasi problemi nuk është as i thjeshtë sa të zgjidhet me letër. Unë mbaj mend kur diskutonim me Albinin që ai të hapte një Facebook, dhe ai kundërshtonte, ngase thoshte se diskutimin me njerëz duhet ta bëjmë ballëpërballë”, tha deputetja Patina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe