LAJMI I FUNDIT:

Pantallona të gjera, për klasiket e përjetshme

Pantallona të gjera, për klasiket e përjetshme

“Louis Vuitton”, “Marni” dhe “Prada”, në pothuaj të gjitha trendet e tyre të fundit, kanë prezantuar pantallonat e gjera, një veshje vintage dhe mjaft elegante që krijon freski gjatë sezonit të verës.

Në rast se akoma nuk e keni marrë vesh, vitet ’70 janë rikthyer. Dhe fuqishëm madje.

Gjatë sezoneve të fundit, shumë nga emrat më në zë të modës kanë prezantuar koleksionet e tyre në pasarelat e njohura ndërkombëtare, duke u ndalur në detajet e viteve ’70.


Për t’i kombinuar, nuk ke nevojë të lodhesh duke kërkuar veshje të shtrenjta, mjafton një këmishë e thjeshtë, T shirt e këpucë elegante.

Po kështu, edhe xhinset e gjera vijnë si propozime të këtyre viteve. E mira e tyre është që i përshtaten çdo lloj trupi dhe janë të prirura të zgjasin siluetën.

Këto lloj pantallonash janë sidomos për klasiket e përjetshme, të cilat duan të duken elegante në çdo sezon.

Duken mjaft moderne edhe këto lloj pantallonash, të cilat kanë gjatësi deri në pulpën e këmbës. “In”, po ashtu janë edhe ngjyrat e këtyre veshjeve, të cilat sjellin pamje specifike femërore.

/Telegrafi/