LAJMI I FUNDIT:

Panik në Marinzë, hapen gropa të mëdha në oborret e shtëpive

Panik në Marinzë, hapen gropa të mëdha në oborret e shtëpive

Banorët e Marinzës në panik. Afro një vit pas shpërthimit të pusit të naftës, i cili shkaktoi dëme të mëdha, në oborret e banesave kanë
filluar të krijohen gropa, gjerësia e të cilave varion nga 50 cm deri në 1 metër. Banorët që kanë shtëpitë afër zonës ku ndodhi shpërthimi,
dje pohuan se nga frika e asaj që po ndodh në nëntokë kanë filluar të bëjnë eksperimente.

“Mbushim kova të mëdha me ujë dhe e hedhim në gropë, ndërsa shohim se në çast uji ikën në brendësi të tokës. Është e frikshme kjo që
po ndodh. Ne e dimë që kjo që po ndodh është pasojë e shpërthimit të pusit që ndodhi më 1 prill të vitit të kaluar. Netëve nuk arrijmë të
flemë gjumë nga frika se do të përfundojmë me gjithë shtëpi në krateret e hapura”, thanë ata.

Ndërkohë, banorët e zonës së Marinzës shprehen se situata sa vjen e bëhet më kritike, ndaj duhet të merren masa urgjente para se të
ndodhë ndonjë tragjedi. Të indinjuar, ata deklaruan se “kompanitë e huaja fitojnë miliarda dollarë nga nëntoka jonë, ndërsa ne jemi lënë në
mëshirë të fatit”.


Sapo afrohesh në afërsi të vendit ku vjet ndodhi shpërthimi i pusit të naftës, banorët të tregojnë gropat që janë hapur në oborret e banesave
të tyre. Mësohet se gropat kanë nisur të hapen para tri javësh dhe se ato janë më të vogla në përmasa se gropat që u krijuan menjëherë jo vetëm që u dëmtuan banesat dhe prodhimet bujqësore, por u hapën gropa e kratere të mëdha, të cilat më pas u mbyllën nga kompania e huaj naftënxjerrëse. Rihapja e gropave na shtoi ankthin, pasi po vjen stina e nxehtë e verës. Lagështira e nëntokës ikën dhe toka do fillojë të shembet, e për pasojë mund të shemben edhe banesat tona, pasi krateret e hapura janë pranë themeleve”, – tha Vangjel Mita, banor i Marinzës.

Ai na tregoi gropën që është vetëm 3 m larg themelit të shtëpisë ku ai jeton me 6 pjesëtarë të tjerë të familjes. Për të na bindur mbi rrezikun
që u kanoset, Mita mori një kovë me 15 litra ujë dhe e hodhi në gropën që duket e vogël. Këtë gjë e bëri disa herë. “Jemi vërtet të frikësuar.

Kështu bëjmë prova duke hedhur ujë në gropa dhe shohim se për pak sekonda zhduket poshtë në tokë. Për këtë që po ndodh në oborret e
banesave tona kemi njoftuar edhe drejtuesit e pushtetit lokal si dhe drejtuesit e kompanisë së naftës që operon në këtë zonë. Ata kanë
ardhur dhe kanë parë situatën, por nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje”, u shprehën banorët Nasi Mita dhe Afize Pirra.

Ndërsa, banorë të tjerë të Marinzës pohuan se “kemi hedhur miliona lekë që ndërtuam banesat. Shtëpitë i ngritëm me djersën dhe gjakun e
fëmijëve tanë që punuan në emigracion”. Një tjetër problem me të cilin po përballen banorët e Marinzës është dhe mungesa e ujit të pijshëm. “Na mungon uji i pijshëm. Çdo familje ka pus, por uji është i ndotur dhe nuk shërben as për të pirë dhe as për të larë. Ujin për të pirë detyrohemi ta blejmë, por nuk mund të vazhdohet kështu.

Megjithëse jemi ankuar herë pas here, askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtij problemi jetik”, tha Kristaq Suku, një tjetër banor i Marinzës. /Gsh/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori