LAJMI I FUNDIT:

Pandemia ka rritur kërkesën për çanta të shtrenjta Hermes: Një çantë e tillë është shitur për pothuajse 400.000 euro

Pandemia ka rritur kërkesën për çanta të shtrenjta Hermes: Një çantë e tillë është shitur për pothuajse 400.000 euro

Shtëpitë e ankandeve dhe shitësit po zbulojnë se çantat e famshme “Birkin” dhe “Kelly” janë më të kërkuara se kurrë më parë

Siç theksuan ata, çanta e lëkurës së krokodilit “Birkin” u shit për rreth 332.469 euro në nëntor, ndërsa çanta “Kelly” arriti një çmim pak më të lartë prej 398.963 eurosh, transmeton Telegrafi.

Kompania që merret me rishitjen e çantave luksoze, tregon se ato po regjistrojnë një kërkesë të shtuar për këto aksesorë mode.


Menaxheri i kësaj kompanie, Jeffrey Burke, theksoi se disa krijime të koleksionistëve arrijnë deri në 10 herë çmim më të lartë sesa kishin në shitjen klasike.

Produkti sa më i rrallë, aq më interesant është për blerësit dhe koleksionistët e pasur.

Çantat Hermes shiten ende në koleksione të kufizuara sot, kështu që politika e tyre është e qartë – më pak shitje – kërkesa më të shumta dhe çmim më i lartë.

Pra, përveç çmimit mjaft të lartë, çantat e tyre janë edhe më të vështira për t’u blerë për shkak të kësaj.

Të famshmit dhe ata që zakonisht shpenzojnë për krijimet e tyre kanë një përparësi. Ndërsa, për të tjerët, lista për të blerë një çantë Hermès, mund të zgjasë me vite. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Femra
Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Në çift
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Kalo në kategori