47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore.

Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit.


Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme.

Kryeprokurori rajonal vuri në dukje se autoritetet po e trajtojnë rastin si zjarr dhe se mundësia e një sulmi është përjashtuar.

Viktima e parë e zjarrit është identifikuar si Emanuele Galeppini, një golfist adoleshent italian.

17-vjeçari u emërua nga Federata Italiane e Golfit, e cila tha se mban zi për vdekjen e një "atleti të ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike".

Tani një video që tregon përpjekje për të shuar zjarrin që u përhap në tavanin e barit Le Constellation është përhapur në rrjetet sociale. /Telegrafi/