Pentagoni denoncoi duke thënë se anijet e organizatës ushtarake të regjimit iranian kaluan disa metra larg, me njerëzit e tyre të gatshëm në pozicionin e zjarrit.

Njëmbëdhjetë anije të Marinës Revolucionare Islamike (IRGCN) iu afruan me rrezikshmëri anijeve të Marinës dhe Gardës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik, thanë burimet ushtarake amerikane, duke i quajtur lëvizjet "të rrezikshme dhe provokuese", transmeton Telegrafi.


Megjithëse ndërveprime të tilla ndodhnin herë pas here disa vjet më parë, ato ishin ndalur.

Ky incident, i raportuar të mërkurën, vjen në një kohë të tensioneve në rritje midis dy vendeve.

5 13

6 12

Sipas një deklarate të Pentagonit, anijet iraniane iu afruan anijeve ushtarake amerikane ndërsa kryenin operacione integrimi me helikopterët e ushtrisë në ujërat ndërkombëtare.

Në një moment, anijet persiane afroheshin më pak se 10 metra nga anija e Rojes Bregdetare të SHBA-së.

7 9

8 7

Një video e publikuar në orët e fundit tregon momentin kur shihen trupat iraniane në pozicionet e qitjes.

Anijet amerikane lëshuan paralajmërime të ndryshme me radio. Anijet iraniane u nisën pas një ore.

Përgjigja iraniane erdhi këtë të premte. Ministri i Mbrojtjes gjeneral Amir Hatami e konsideroi "praninë e paligjshme" të trupave amerikane në Gjirin Persik si arsyen kryesore për çdo incident.

"Ajo që çon në pasiguri në rajonin e Gjirit Persik është prania e paligjshme dhe agresive e amerikanëve" , tha ministri i mbrojtjes në deklaratat për shtyp gjatë një sfilate në Teheran me rastin e Ditës së Ushtrisë.

Autoritetet iraniane kanë këmbëngulur që forcat amerikane duhet të largohen nga zona. /Telegrafi/