LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e fundit të Ford Focus ST 2019 dedikuar vetëm tregut evropian (Foto)

Pamjet e fundit të Ford Focus ST 2019 dedikuar vetëm tregut evropian (Foto)

Sikurse gjenerata e tanishme e Focus, edicioni ri ST do të jetë dedikuar vetëm për tregun evropian

Gjatë muajit tetor, ky Ford ishte parë i kamufluar duke u testuar nëpër pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, transmeton Telegrafi. Tani që kanë rrjedhur në internet pamjet e fundit, e tregojnë këtë veturë që duket se është e gatshme për prodhim.

Eksterieri ka pasuar ndryshime të lehta, që kanë të bëjnë me grillin dhe linjat pak më të rrumbullakosura. Është enterieri që ka pasuar ndryshime më të mëdha, përfshirë dy karriget e përparme, që janë shumë sportive.


Në mesin e tyre ndodhet ndërruesi manual i shpejtësive, që besohet t’i ketë gjashtë opsione. Por, nuk përjashtohet mundësia se ka edhe opsion automatik.

Përfundimet e brendshme dhe timoni i mbështjellë me lëkurë, nuk janë të zakonshme për ST. Ford Focus ST 2019 që pritet t’i ketë 310 kuaj fuqi, do të jetë konkurrent për Volkswagen Golf GTI dhe Honda Civic Type-R. /Telegrafi/