Pamjet e fundit nga ‘Arena Kombëtare’, investim i madh për futbollin shqiptar
Shtëpia më e re e Kombëtares së Shqipërisë do të jetë gati në ndeshjen kundër Francës që do të luhet në 17 nëntor.
Ndeshja kjo që e përmbyll fazën së kualifikueseve të Euro 2020, ku Shqipëria edhe pse u mundua nuk kaloi tutje.
“Arena Kombëtare” është padyshim investimi më i madh i bërë në futbollin shqiptar në aspektin e infrastrukturës, ndërsa do të jetë një stadium që mund të krahasohet edhe me ato evropianë sa i përket kushteve.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike ditën e sotme edhe pamjet më të fundit që vijnë nga stadiumi, pamja e të cilit dalëngadalë trajtën përfundimtare.
Në këtë video të shpërndarë shihen pjesa e jashtme e stadium si dhe tribunat e “Arenës Kombëtare”.
Pamjet flasin qartë për investimin e hedhur, pasi kemi të bëjmë me një stadium me kushte moderne. /Sport Ekspres/
































