Pamjet e arrestimit në Zagreb bëhen virale, polici e godet një burrë me shuplakë: Me kë tallesh ti

Një video e arrestimit përpara qendrës tregtare Avenue Mall në Zagreb, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në një moment, i arrestuari përfundoi i shtrirë në asfalt, transmeton Telegrafi.
"Nënën ty, me kë tallesh ti”, i thotë zyrtari policor, përpara se ta godasë në kokë me shuplakë.
"Ai ka një çrregullim mendor," i thotë gruaja oficerit të policisë.
"Oh, nuk mw bwn fare pwrshtypje", përgjigjet polici. Dy oficerë policie e ngrenë burrin dhe e vendosin në ulësen e pasme të një makine policie.
Një police ishte gjithashtu në vendngjarje. Nuk dihet se kur është bërë videoja ose pse u arrestua burri. /Telegrafi/
@lucefraa Visit TikTok to discover videos!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































