Një “zjarr qiellor” i jashtëzakonshëm ndriçoi natën mbi Japoninë Perëndimore më 19 gusht.

Banorët e prefekturave Kagoshima dhe Miyazaki panë një meteor të shndritshëm që kaloi shpejt mbi qiell, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një moment të regjistruar rreth orës 23:08.

Sipas ekspertëve, ndonëse nuk janë gjetur fragmente në tokë, pjesët e meteorëve mund të kenë rënë në Oqeanin Paqësor.

Shumë banorë ndanë pamjet dhe reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke dokumentuar këtë fenomen të rrallë qiellor. /Telegrafi/