LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si “trafikohet droga” në një burg në Angli, duke përdorur çorapet që digjen

Pamje që tregojnë se si “trafikohet droga” në një burg në Angli, duke përdorur çorapet që digjen

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur burgosurit kontrabandojnë drogë, duke e futur atë “mbi muret e burgut” brenda çorapeve që digjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të cilat besohet të jenë filmuar në një burg, tregojnë disa burra të mbledhur në oborrin e stërvitjes ndërsa çorapet, të cilat kuptohet se kishin drogë, hidheshin në mjediset e burgut.

Siç thuhet më tej, çorapet “djegin vrimat” në rrjetën e sigurisë dhe bien në duart e të burgosurve poshtë ndërsa i dënuari që filmon skenat bërtet: “Vazhdoni, djem. Vazhdoni, djemtë tanë!”.


Gjithsej tre pako të paligjshme u hodhën mbi muret e burgut brenda çorapeve që digjeshin.

Besohet se incidenti ka ndodhur në HMP Forest Bank, një burg për burra të Kategorisë B me një kapacitet 1,500 persona, në Salford, Greater Manchester – dhe çorapet kuptohet se kishin drogë.

Skenat vijnë pasi tre persona u arrestuan për hedhjen e “pakove” mbi mur në oborrin e stërvitjes pasi u panë në një Ford Fiesta blu ‘të dyshimtë’ në dhjetor të vitit të kaluar.

Metoda e çuditshme mendohet të ketë filluar në HMP Leeds kur kontrabandistët vendosën një shkëmb në një çorape për ta rënduar përpara se të vinin zjarrin në pëlhurë dhe ta hidhnin atë në rrjeta. /Telegrafi/