Të thuash se ka pasur entuziazëm rreth publikimit të imazheve të teleskopit James Webb do të ishte një “nënvlerësim mjaft i madh”.

Instrumenti, i cili kushtoi 10 miliardë dollarë dhe aktualisht po rrotullohet rreth diellit larg planetit tonë, ka qenë i zënë me shkrepjen e disa fotove me ngjyra të shndritshme që do të na japin një pamje të paparë në hapësirën e thellë.


Dhe të hënën, ne madje patëm një paraqitje të hershme të së parës, përcjell Telegrafi.

Imazhi, i zbuluar nga Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, është objektivisht mahnitës, duke dhënë një pamje të grupit galaktik SMACS 0723 - një galaktikë në hapësirën e largët të thellë - siç dukej mbi 4.5 miliardë vjet më parë.

Galaktika të tjera mund të shihen në distancë, dhe fotografia është e mbushur me qartësi dhe ngjyra - por vetëm kur shikoni imazhet e mëparshme të hapësirës së thellë, kuptoni se sa i fuqishëm është teleskopi James Webb.

Pas publikimit të imazhit të parë, projektuesi UX Jason Short ndau një GIF në Twitter duke e krahasuar imazhin e ri me një imazh më të vjetër të të njëjtit grup galaktikash.

Imazhi i mëparshëm është nga Programi i Thesarit RELICS, marrë nga teleskopi Hubble.

Imazhi i parë, vlen të përmendet, mori javë të tëra për t'u kapur, kundrejt 12.5 orëve që iu deshën atij të riut për të marrë imazhin e sapo publikuar. /Telegrafi/