Kanë filluar xhirimet e episodeve të reja të serialit “Kafeneja Jonë”.

Tashmë është bërë e ditur se do të fillojë sezoni i ri i serialit kosovar, i cili së shpejti do të mund të shihet edhe para ekraneve televizive.


Në llogarinë zyrtare të Instgramit janë publikuar disa fotografi dhe video prej xhirimeve teksa shihen aktorët duke u konsultuar rreth tekstit.

Kujtojmë se episodet e reja janë rezultat i bashkëpunimit të dy kompanive Gjirafa Inc. dhe CMB, ndërsa transmetimi i 11 episodeve të tjera do të fillojë nga muaji shtator. /Telegrafi/

kafe 2

kafene 3

kafene