Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë mbyllur katër qendra për punë sociale të cilat dyshohet se kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ndërkaq, Elshani, ka theksuar se ky aksion është pjesë e hetimeve që lidhen me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave, të cilët janë arrestuar më 8 shkurt 2025, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Po ashtu Telegrafi sjell pamje dhe fotografi të dy qendrave ilegale të cilat u mbyllën sot nga aksioni i ndërmarrë në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































