Pamje në xhirim të ngadalësuar nga aksidenti i tmerrshëm mes Verstappen dhe Hamilton në Formula 1

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i tmerrshëm mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton në Çmimin e Madh Britanik në Formula 1 që u mbajt në fundjavën që shkoi.
Përplasja mes vozitësit të Mercedesit dhe Red Bullit ishte e fuqishme, por ky i fundit e pësoi me pasoja.
Hamiltonit iu hoqën 10 sekonda nga gara, derisa Verstappen u nxor nga makina dhe u dërgua me ambulancë në një spital lokal.
Britaniku pyeti nëse kolegu i tij nga Red Bull ishte në rregull, derisa iu bë e ditur se ishte jashtë rrezikut për jetë.
Në pamjet e publikuara, shihet se si Hamilton futet në një hapësirë të ngushtë për të parakaluar Verstappen, derisa i prek makinën.
Nga aty, makina e Red Bullit me Verstappen në të çorientohet dhe pëson dëme të mëdha, me britanikun që tha se nuk ndihet fajtor, pasi që ishte duke kaluar nga anash. /Telegrafi/






















































