Një burrë ka tronditur rrjetin me një video të shpërndarë në internet me të cilën pretendon se ka kapur një “hije njeriu” në shtëpinë e tij.

“Figura hije” e kapur nga sensorët pretendohet se kishte kaluar gjatë kohës kur e gjithë familja ishte në gjumë, transmeton Telegrafi.


Në videon pesë-sekondëshe, një hije mund të vërehet derisa zbret shkallëve të shtëpisë përpara se të zhdukej.

Burri e kishte ndarë videon në rrjetin social Reddit.

"Sensori im i lëvizjes zakonisht kap rruzulla të bardha, por mbrëmë ishte ndryshe. Ai e kapi këtë 'figurë', 'hije' ose sido ta quani duke e zbritur shkallëve. Unë dhe familja ime kemi pasur një ndjenjë të vëzhgimit më parë, por kjo më tronditi. Jam i tmerruar. Ju lutem më ndihmoni”, ka shkruar ai. /Telegrafi/