Pamela Anderson është hidhëruar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Britaninë e Madhe dhe "Ekuadorin" pas arrestimit të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Ylli i "Baywatch" tha se ishte "në shok" pasi shikonte videon teksa policia britanike e zvarriste Assangen gjatë arrestimit në ambasadën ekuadoriane në Londër.


"Ai duket shumë i keq. Si mund ta bëje këtë Ekuador?", shkroi Anderson në llogarinë personale në Twitter.

"Si e bëre këtë Britani e Madhe? Natyrisht - ju jeni bushtra të Amerikës dhe keni nevojë për një devijim nga temat idioteske të Brexit", shkroi ajo

Dhe më pas iu drejtuar presidentit amerikan, "Ti je egoist dhe mizor. Ju e keni dërguar pas gjithë botën. Ju jeni gënjeshtarë dhe hajdutë".

Ndryshe, 51-vjeçarja e ka mbrojtur gjatë Assange dhe shpesh e ka vizituar në ambasadë - duke shkaktuar thashetheme se në lidhje romantike. /Telegrafi/