Askush nuk e kishte imagjinuar se Pamela Anderson do të hiqte dorë nga imazhi i saj ikonik që e bëri të famshme në mbarë botën. Sot, ajo është një grua krejtësisht tjetër, natyrale, elegante dhe e çuditërisht e qetë

Pamela Anderson, e cila për dekada ka qenë simbol i sensualitetit dhe glamuorit, ka surprizuar publikun kur vendosi të braktisë kaçurrelat bionde të famshme për një nuancë të ngrohtë të së kuqes dhe një prerje shumë më të shkurtër, me onde të buta natyrale. Ky ndryshim i madh, i prezantuar fillimisht në fillim të tetorit, tani është zyrtarizuar me paraqitjen e saj të re në kopertinën e revistës “People”.


Në fotosesionin e ri, Pamela shfaqet pa pikë grim, një zgjedhje që ka ngritur diskutime në internet për fuqinë e natyralitetit në botën moderne të bukurisë. Veshur me një triko të kaltër të butë, ajo pozuan me një shikim të qetë dhe delikat, një imazh krejtësisht ndryshe nga estetika dramatike me të cilën jemi mësuar prej saj.

Rikthimi drejt natyralitetit

Në vitet e fundit, Pamela është bërë një nga zërat kryesorë të lëvizjes së bukurisë natyrale në Hollywood. Ajo është shfaqur disa herë në evente të mëdha pa grim, përfshirë Javën e Modës në Paris dhe ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për guximin e saj.

Kritikët e modës e kanë cilësuar shpesh si “rebele” dhe “frymëzim për brezat e rinj”, ndërsa platforma të njohura si Vogue dhe Harper’s Bazaar e kanë lavdëruar për sinqeritetin dhe autenticitetin që sjell në industri, transmeton Telegrafi.

Bukuria pa rregulla: një lehtësim emocional dhe një afirmim personal

Sipas vetë Pamelës, vendimi për të hequr dorë nga grimi dhe standardet klasike të bukurisë ka qenë çlirues. Ajo është shprehur se: “Nuk dua të jem më rob i imazhit të dikurshëm. Dua të jem e thjeshtë, e vërtetë dhe e lumtur.”

Dhe ky vizion duket se ka ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme në mirëqenien e saj. Tani ajo shfaqet më e qeshur, më e çliruar dhe dukshëm më e balancuar emocionalisht. Kopertina e “People” e përfaqëson këtë fazë të re të jetës së saj, një kapitull ku eleganca lind nga thjeshtësia dhe nga pranimi i vetes.

Mesazhi i Pamelës sot? Bukuria vjen nga qetësia e brendshme

Buzëqeshja e saj në kopertinë thotë gjithçka: Pamela Anderson ka gjetur paqen dhe me të, një bukuri të re, të papritur dhe jashtëzakonisht magnetike.

/Telegrafi/