LAJMI I FUNDIT:

Palmer për zgjedhjet në Kosovë: SHBA-të do të jenë partner i Qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet

Palmer për zgjedhjet në Kosovë: SHBA-të do të jenë partner i Qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet

Emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë se SHBA-ja mirëpret qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe se do të jetë partnere e saj.

Palmer, në një intervistë për Radiotelevizionin Shqiptar tha se nga administrata e presidentit Biden pret që të trajtojë tema e problematika të ndryshme në interes të qytetarëve dhe paqes në rajon.

“Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Zgjedhjet në shkurt do të sjellin një qeveri të re në Kosovë. SHBA-të do të jenë partner i kësaj qeverie. Do të jemi partner i mirë i kësaj qeverie ashtu siç kemi qenë për qeveritë e shkuara në Kosovë. Besoj do të jetë e rëndësishme që kjo qeveri të trajtojë mirë disa nga problematikat që vazhdojnë të jenë sfiduese për vendin, përfshi këtu sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse, nxitjen e rritjes ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit për investitorët e huaj. Mundësinë që të shihet që të ketë një ekonomi të gjallëruar që lejon të rinjtë të besojnë që e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë se sa në emigracion. Besoj se do të ketë nevojë që të vlerësohet gjithashtu qasja e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë”, ka thënë Palmer.


Palmer vlerëson se administrata Biden do të vazhdojë të ketë të njëjtën qasje në Ballkan, “të qëndrueshme e të vijueshme”, sikur të gjitha administratat e deritashme.

“Edhe njëherë nuk do të doja te flisja për administratën që ende nuk është konstituuar tërësisht, por Ballkani është kërthiza e botës time faktikisht. Ballkani është një zonë me të cilën kam me të vërtetë shumë lidhje. Kam vetëbesim që Ballkani do të ketë vëmendjen e qeverisë amerikane, jo vetëm nga unë, por edhe nga administrata në vetvete e më gjerësisht. Besoj se mund të bëjmë punë shumë të mirë në Ballkan, besoj se kemi bërë shumë punë, por ama ka ende shumë punë për të bërë dhe kam besim se do të investohet nga administrata në kohë dhe në vëmendje”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori