LAJMI I FUNDIT:

Pallaska: LVV dhe LDK të përbashkët e kanë vetëm sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit

Pallaska: LVV dhe LDK të përbashkët e kanë vetëm sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit

Avokati Dastid Pallaska, në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje pak gjëra kanë të përbashkëta.

Pallaska ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të formojnë qeveri sepse janë parti shumë të kundërta mes vete.

Ai thotë se këto dy subjekte të përbashkët e kanë vetëm “sharjen që ia bëjnë Hashim Thaçit, përcjell Telegrafi.


“Këto qëndrime janë të mjaftueshme për të rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti por nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një ardhmëri të përbashkët”.

Avokati thotë se Vetëvendosje është duke shantazhuar LDK-në në bashkëpunim.

“Është paradoksale t’i thuash dikujt: zgjidh i pari por mos e zgjidh atë ministri”.

Pallaska thotë se në Kosovë historikisht partneri i vogël qeverisës ka marrë pak më shumë pasi i madhi e ka përgjegjësinë të ndërtojë qeverinë dhe nëse dështon formimi i qeverisë i madhi humb më shumë.

I pyetur nëse e sheh të mundshme këtë koalicion, avokati ka thënë se gjasat janë shumë të vogla nëse nuk ndërthuren interesa tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori