Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur sërish pakënaqësi me Ligjin e pagave, ndërsa kanë paralajmëruar protestë më 1 maj, në Ditën e Punëtorëve.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nëse nuk ka ndonjë veprim konkret nga pushteti aktual atëherë do të ketë veprime tjera sindikale, deri edhe në grevë.
Jasharaj tha se çdo kërkesë të shumicës së anëtarësisë të SBASHK-ut do ta zbatojnë, qoftë protesta të vazhdueshme e grevë.
“Kemi takime të vazhdueshme javore dhe mujore me kryetarët e nivelit komunal si dhe të universiteteve, sepse ata janë përfaqësues të gjithë anëtarësisë sonë që nga çerdhet deri në universitet. Nga ajo që u bisedua në këtë mbledhje online mora obligim që t’i drejtohem opinionit dhe t’ua bëj me dije shoqërisë civile dhe popullit që gjërat nuk janë mirë dhe kam shprehur publikisht frikë se do të na kthehet viti 2022.
Më 1 maj që është dhe ‘Dita e Punëtorëve’, ne do ta bëjmë një protestë e cila do të jetë më modeste për nga numri. Në bazë të shifrave që i kemi do të jenë rreth 800 pjesëmarrës në këtë protestë. Ju bëjmë thirrje edhe sindikatave tjera që të jenë pjesë e kësaj proteste. Të shohim 1 Majin se si do të na shkojë, por ajo që e them publikisht dhe me plotë përgjegjësi çdo kërkesë e shumicës së anëtarësisë së SBASHK-ut, për mua do të jetë obligim. Dhe cilindo veprim që ata e propozojnë do t’i jem në ballë të atij vendimi. Qoftë me protesta të vazhdueshme, apo larg qoftë edhe me greva”, tha Jasharaj.
Ai tha se sistemi arsimor në Kosovë, në veçanti ai parauniversitar është duke funksionuar në kushte pune që nuk ngjasojnë me kërkesat e shekullit XXI.
I pari i SBASHK-ut tutje tha se në Kosovë ka më shumë objekte shkollore se sa nxënës.
“Ka shumë objekte shkollore, madje më shumë se sa na duhen sepse fatkeqësisht numri i nxënësve sa vjen e bie, por nga brenda janë të zbrazëta. Zonja Nagavci na e bëri një sihariq të keq këtë vit duke mos lejuar sikur vitet tjera që tekstet të shpërndahen me kohë nëpër komuna, kanë sjellë një vendim të gabuar e duke thënë se tekstet duhet të blihen nëpër librari me gjasën që parat do të rimbursohen. Fillimi i mësimit ka nisur me probleme deri sa nxënësit u furnizuan me tekste. Uroj që Nagavci këtë problem mos ta përsëris më”, ka thënë Jasharaj.
Ai tha se arsimi në Kosovë në këtë vit është në gjendje të keqe, pasi siç tha ai mësuesit nuk janë duke u përkrahur.
Gjithashtu, kryetari i SBASHK-ut tha se nuk kanë nevojë për nënçmime për figurën e mësuesit.
“Në vend që t’i shërbejmë të gjithë ngritjes së sistemit të cilësisë në arsim, aty këtu – kur ne përmendim greva, dalin njerëzit e pushtetit dhe thonë se mësimdhënësit e Kosovës duhet dërguar në test për njohuritë e tyre. Këtë ne e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë sa të ketë SBASHK. Shteti e ka obligim që t’i motivojë mësimdhënësit e jo t’i fyejë”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë