Katie Price ishte pa makijazh ndërsa ecte në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar me të fejuarin e saj Carl Woods përpara se të hipte në një fluturim për në Cyrih të shtunën.

Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçe, shfaqi pak nga barku i saj i sheshteë pasi kishte veshur një bluzë të shkurtër ngjyrë kafe, sipër një palë getave ngjyrë portokalli.


Ajo ishte gjithashtu e mbështjellë me një triko ngjyrë rozë pastel, shkruan DailyMail.

kat1 1

Kjo vjen pasi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për ngritjen e syve dhe vetullave në një klinikë në Belgjikë në fillim të këtij muaji.

Modelja e cila aktualisht është 3.2 milionë funte (3.8 milionë euro) në borxh - ishte pajisur me mallra luksoze, duke përfshirë një çante “Louis Vuitton” dhe atlete në aeroport.

kat2 1

Partneri i saj, 33 vjeç, kishte veshur një palë tuta jeshile dhe mbante një çantë të madhe bagazhi me vete.

Ish-konkurrenti i spektakli “Love Island” kishte dy valixhe gjigante blu në të cilat ishte vendosur emri i tij, ndërsa Katie mbante gjërat e nevojshme në një çantë dore ngjyrë rozë.

kat3 1

Paraqitja e fundit e Katie në emisionin “Lorraine” të enjten u kritikua nga shikuesit, pasi super modelja iu shmang pyetjes për arrestimin e saj në gjendje të dehur.

Modelja e falimentuar, e cila gjithashtu shmangu burgun në fillim të këtij muaji kur arriti një marrëveshje në minutën e fundit për të shlyer borxhet e saj, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit për të biseduar rreth dokumentarit të saj të ardhshëm që do të transmetohet në BBC, “What Harvey Did Next”.

kat4 1

Në emision, Katie bisedoi me prezantuesen Lorraine për dokumentarin e saj të ardhshëm, i cili do të transmetohet muajin tjetër, ndërsa zbuloi gjithashtu rezultatet e operacionit të fundit.

Paraqitja e saj shkaktoi një stuhi reagimesh nga shikuesit, të cilët vunë në dyshim se si kanali ITV mund ta ftonte Katien të shfaqej në një emision duke pasur parasysh problemet e saj të fundit ligjore.

kat5 1

Duke diskutuar për ndryshimet e saj të fundit, nëna e pesë fëmijëve pohoi se edhe pse është 'deformuar' për shkak të pamjes së saj të re, ajo nuk ka në plan të ndalojë së hyri në briskun e estetikës.

"Unë bëra një ngritje të vetullave dhe nëna ime tha: ‘Për çfarë po e bën këtë?’. I thashë: ‘Mami, jam në të 40-at dhe e kam pasur të gjithë karrierën time natyrale përveç gjoksit dhe do të bëj një operacion’", tregoi modelja britanike.

kat6 1

Diku tjetër në bisedë, Katie zbuloi gjithashtu planet e saj për të pasur një fëmijë me të fejuarin Carl Woods - disa ditë pasi ai u akuzua për përdorimin e 'sjelljes kërcënuese dhe abuzive' ndaj saj.

Carl lëshoi një mohim publik në Instagram javën e kaluar mbi pretendimet për abuzim dhe akuzoi të tjerët për krijimin e një 'storie të rreme' - duke këmbëngulur se ata kishin vetëm një debat të vogël në publik.

kat7 1

Katie nuk iu referua akuzave, por këmbënguli se dyshja ishin më të fortë se kurrë, ndërsa ajo detajonte planet e tyre për të zgjeruar familjen e tyre.

Në dhjetor Katie u dënua me 16 muaj burg të pezulluar për një vit pasi u deklarua fajtore për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

kat8 1

Më pas, ajo shmangu burgun për herë të dytë në javët e para të këtij muaji, pasi bëri një marrëveshje të minutës së fundit për të shlyer borxhet e saj. /Telegrafi/

kat9 1

kat10 1

kat11

kat12 1