Dy protagonistët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri kanë befasuar katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme.

Donaldi dhe Iliri mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kanë darkuar me katër banorët Efin, Luizin, Kristin dhe Deamishel.


Dyshja gjatë diskutimeve me katërshen finaliste herë pas herë kanë motivuar ata duke iu thënë tërthorazi se janë bërë viral në rrjetet sociale dhe kanë fituar simpatinë e publikut.

342330281 259215593212425 7087777977311157030 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Donaldi madje në një moment për t'i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se 'ai do ta fitonte'.

"Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç'ke ore, do ta fitosh zemra", i tha Donaldi-Luizit.

342486469 258416266707244 1989176147869873027 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Theksojmë që Luizi përveç si pretendenti kryesor për ta fituar ai është konsideruar si 'fenomen' i lojës së BBVA.

Këngëtari nga Shkodra ka arritur rekorde ndjekësish në Instagram dhe ka shënuar miliarda klikime në TikTok.

Megjithatë, fituesi i edicionit të këtij viti do të bëhet i ditur në finalen e 6 majit (e shtunë). /Telegrafi/