LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Taksa po kundërshtohet nga partnerët tanë, po shihet si diçka që e pengon dialogun (Video)

Pajaziti: Taksa po kundërshtohet nga partnerët tanë, po shihet si diçka që e pengon dialogun (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka thënë se askush nuk duhet të mendojë se dialogu me Serbinë mund të dalë nga ajo që shkruhet në Kushtetutën e Kosovës.

Pajaziti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se është e vështirë të arrihet një marrëveshje përfundimtare deri në muajin mars.


“Por, nuk është shumë e rëndësishme një muaj më herët apo më vonë, e rëndësishme është arritja e marrëveshjes që do t’i hapte perspektivë të mirë vendit tonë”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Presidenti e ka edhe detyrë kushtetuese t’i prijë dialogut me Serbinë.

“Presidenti e ka detyrë kushtetuese politikën e jashtme, por bashkëngjitja e këtij grupi përfshirë edhe opozitën është një siguresë për të shkuar mirë procesi”, tha Pajayiti, përcjell Telegrafi.

Duke folur për taksën ndaj produkteve serbe, Pajaziti ka thënë se është i nevojshëm një studim profesional për efektet që kjo taksë ka pasur në ekonominë tonë.

“Duhet njëfarë vlerësimi ndaj kësaj mase nga ana e ekspertëve qeveritar. Duhet parë nëse kjo taksë ka dëmtuar qytetarët apo buxhetin, a ka nxitur produktin vendor apo jo… Të kemi një vlerësim profesional, por edhe politik”.

Pajaziti thotë se për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, taksa ndaj Serbisë po shihet si diçka që e pengon dialogun.

“Taksa nuk po konsiderohet si diçka që po ndikon në ekonomi, por thjesht po kundërshtohet nga partnerët tanë si diçka që po e pengon dialogun”, deklaroi Pajaziti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori