LAJMI I FUNDIT:

Paditet Twitter, u mbeti borxh 500 milionë dollarë punonjësve të pushuar nga puna

Paditet Twitter, u mbeti borxh 500 milionë dollarë punonjësve të pushuar nga puna

Twitter dyshohet se ka refuzuar të paguajë të paktën 500 milionë dollarë për mijëra punonjës që u pushuan nga puna kur Elon Musk bleu kompaninë, sipas një padie të ngritur të mërkurën.

Courtney McMillian, e cila mbikëqyri programet e përfitimeve të punonjësve të Twitter si “shefja e shpërblimeve totale”, përpara se të pushohej nga puna në janar, paraqiti padinë e propozuar të grupit në gjykatën federale të San Franciskos, transmeton Telegrafi.

McMillian pretendon se sipas një plani largimi të krijuar nga Twitter në vitin 2019, shumicës së punëtorëve iu premtuan dy muaj nga paga e tyre bazë plus një javë page për çdo vit të plotë shërbimi nëse do të pushoheshin nga puna.


Punonjësve të lartë sikurse McMillian kompania u detyrohej gjashtë muaj pagë bazë, sipas padisë.

Por Twitter iu dha punonjësve të pushuar vetëm maksimumin e një muaji pagese, dhe shumë prej tyre nuk morën asgjë, pretendon McMillian.

Twitter pushoi më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore për të ulur kostot kur Musk e bleu kompaninë në tetor.

Kompania nuk ka më një departament të marrëdhënieve me median.

Padia akuzon Twitterin dhe Muskun për shkeljen e një ligji federal që rregullon planet e dëmshpërblimeve të punonjësve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Sa para, aq muzikë në YouTube

Sa para, aq muzikë në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori