LAJMI I FUNDIT:

Pacolli u kërkon vendeve anëtare të Frankofonisë mbështetje për anëtarësim në INTERPOL

Pacolli u kërkon vendeve anëtare të Frankofonisë mbështetje për anëtarësim në INTERPOL

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka kërkuar nga homologët e tij mbështetjen e kandidaturës së Republikës së Kosovës për tu bërë anëtare e plotë dhe e barabartë e INTERPOL-it, në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj Organizate, që do të mbahet në muajin nëntor në Dubai.

“Të dashur kolegë, më lejoni t’ju informojë, që këtë vit, Kosova ka kandiduar për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it dhe vendimi përfundimtar do merret në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, në muajin nëntor. Ju e dini rëndësinë e kësaj organizate, kështu që ju ftoj, të dashur miq, të votoni për Kosovën në INTERPOL”, ka thënë Ministri Pacolli.

Në vazhdim të adresimit të tij, ai ka falënderuar nikoqirët e Konferencës për pritjen, ndërkohë që ka referuar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm të Republikës së Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.


“Që nga anëtarësimi i Kosovës si anëtar vëzhgues në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar, Kosova ka bërë përpjekje të shumta për promovimin e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Bashkëpunime të reja dhe të rëndësishme janë krijuar në nivel universitar, sidomos pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare Frankofone. Më tej, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar këtë vit Asamblesë Parlamentare Frankofone, gjë që do kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve kosovarë dhe deputetëve të vendeve tjera frankofone në çështje të interesit të përbashkët për rajonin tonë, siç janë zhvillimi dhe promovimi i vlerave të demokracisë, paqes dhe diversitetit kulturor e linguistik”, është shprehur ministri Pacolli.

“Në këtë kontekst, institucionet e Kosovës janë tërësisht të angazhuara në avancimin e agjendës frankofone në vend dhe integrimin e institucioneve ndërkombëtare frankofone, që do i shërbenin drejtpërdrejtë rinisë së Kosovës, duke i ofruar mundësi të reja për shkëmbim sa i përket arsimit dhe kulturës, por edhe sa i përket zhvillimit të projekteve frankofone të ndërmarrësisë dhe krijimtarisë në gjuhën frënge”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori