LAJMI I FUNDIT:

Pacolli pret për iftar Abazoviqin: Krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta

Pacolli pret për iftar Abazoviqin: Krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur të premten për iftar në shtëpinë e tij kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai është shoqëruar nga ministrat e tij, delegacioni përcjellës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe biznesmenë kosovarë.

“Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin”, ka shkruar i pari i AKR-së në Facebook.


Tutje, Pacolli ka thënë se kryeministrin Abazoviq e ka falënderuar për vizitën dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.

“Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori