LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Po dalin në pah kauzat false dhe gënjeshtrat e ish-kryetarit të Kushtetueses

Pacolli: Po dalin në pah kauzat false dhe gënjeshtrat e ish-kryetarit të Kushtetueses

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar të mërkurën rreth rastit të Enver Hasanit, i cili akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për falsifikimin e provimit të Jurisprudencës.

Lidhur me këtë një ditë më parë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë me një njoftim për media ku ndër të tjera ka thënë se Lumezi “në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”.


Prokuroria: Hasani e ka gabim, Lumezi “në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”! (Dokument)
Lexo po ashtu Prokuroria: Hasani e ka gabim, Lumezi “në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”! (Dokument)
EULEX: Hetimet në rastin Lumezi–të pavarura dhe profesionale
Lexo po ashtu EULEX: Hetimet në rastin Lumezi–të pavarura dhe profesionale

Lexoni të plotë reagimin e Pacollit lidhur me rastin Hasani-Lumezi:

“Shpresoj që me përfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra.

Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe.

Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës (të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd)”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori